Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka dhënë vendim për heqjen e masës së pezullimit nga detyra ndaj Florian Sulejmanit, kreut të AMP-së.
Vendimi erdhi pas kërkesës së paraqitur nga organi i akuzës, i cili argumentoi se nuk ekzistonin më kushtet për të mbajtur në fuqi masën ndaluese.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, përfaqësuesi i prokurorisë sqaroi se veprimet e mëparshme të zyrtarit nuk kishin sjellë pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e institucionit.
Gjykata vendosi në favor të kërkesës, por ka theksuar se hetimi ndaj të dyshuarit do të vijojë pa ndërprerje.
Prokuroria e Beratit njoftoi të mërkurën e 16 prillit caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, Florian Suljemani, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar ndaj tij për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas prokurorisë, çështja penale në ngarkim të Sulejmanit ka të bëjë me transferimin e vartësve të Sulejmanit.