Kandidati demokrat për deputet, Klevis Balliu ka ndarë një video nga Mercedesi i tij luksoz, një S Class dhe ironizon kryeministrin Edi Rama për premtimet e tij për biznesin e vogël.
“E patë Edi Ramën sot?! Pas 12 vitesh timoni, tepsia, tallavaja, tani thotë kam një program për biznesin e vogël.
Po ku ishe këto 12 vite për biznesin e vogël, apo ishe duke u marrë me atë biznesin tatat (prek hundën) që ke qejf shumë?! Nuk i hajnë shqiptarët mashtrimet e tua, në 11 Maj votojnë numrin 1”, dëgjohet të thotë Klevis Balliu, ky derdimen që Saliu e ka si bankomat nga Fariu që as se ka idenë qe biznesi i vogël është i përjashtuar nga taksat deri në vitin 2029, kur Rama mbaron mandatin e katërt.
Kandidati demorkat për deputet është bërë disa herë subjekt i lajmeve në portale për makinën personale që përdor në një kohë që flet për shtresat në nevojë, një Mercedes Benz model S Class, i cili kushton disa dhjetra mijëra euro megjithse askush nuk e di se çfarë pune bën dhe ka bërë pas largimit nga Basha si pjesë e turpshme e PD-së.