Ndonëse nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për mandatin e deputetes në zgjedhjet e 25 qershorit, një tjetër post i rëndësishëm vjen për Teuta Qyteza Shalën.
Burime pranë Shkodraweb kanë konfirmiar se Qyteza është emëruar në krye të Drejtorisë të Doganave Shkodër. Deri në këto momente nuk është saktësuar nëse bëhet fjalë për drejtorinë e Shkodrës apo për atë rajonale, ndërsa Qyteza pason në këtë detyrë Helidon Bele.
Teuta Qyteza- Shala në zgjedhjet e 25 qershorit ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun Shkodër. Më herët është përfolur edhe si kandidate për postin e prefektit të Shkodrës që më vonë u mor nga ushtaraku Çesk Millja.
Në ditët në vijim pritet të ketë emërime të tjera në pozicione të rëndësishme.