Fotografia e ish-deputetit Arben Ndoka me Pjerin Ndreun, Xhemal Qefalinë dhe Piro Lutajn ka shkaktuar debate pas akuzave nga PD-ja.
Zëdhënsja e PD Ina Zhupa reagoi pas fotos së publikuar nga fotografi i Kuvendit Agim Rama duke akuzuar se kryeministri Rama ka thirur në ndihmë ‘ekspertë’ për fitimin e zgjedhjeve pasi nuk i fiton dot ndryshe.
“Po pergatiten për zgjedhjet e rradhës me “ekspertin zgjedhor” Arben Ndoka!!! Rama nuk heq dore jo. E di që pa njerëz me “vlera” të veçanta ka zero shanse të fitojë zgjedhje. Prandaj ka nisur ti therras ku janë e ku s’janë edhe pse dekriminalizimi ia nxori jashtë sistemit. P.S: Besoj se kjo foto në diskutimin me Hahn e sjell Shqiperinë më afër Evropës”, është shprehur zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa në Facebook.
Reagimi i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa
Ndërkohë fotografi i Kuvendit Agim Rama ka reaguar menjëherë duke sqaruar të vërtetën e fotos dhe paralajmëruar padi për Zhupën për shpifje nëse nuk po përgënjeshtron deklaratën.
Reagimi i fotografit të Kuvendit Agim Rama
Gjithashtu për akuzën e PD-së ka reaguar edhe deputeti Pjerin Ndreu i cili i quan shpifje akuzat e PD-së dhe shprehet se këto janë idiotësi që thurr Partia Demokratike.
Postimi i deputetit Pjerin Ndreu