Si një zgjidhje të mundshme ndaj këtij paradoksi, një grup studiuesish sugjeron se jeta lindi në një mjedis tjetër dhe vetëm më pas u përshtat me ujin, sipas Phys.org, shkruan Dita.
Ky ekip ndërkombëtar beson se alternativa kryesore ishte formamida, një lëng i qartë i përbërë nga hidrogjeni, oksigjeni, karboni dhe azoti që jo vetëm lehtëson formimin e zinxhirëve polimerikë, por hyn në reaksion me molekula të tjera dhe mund të formojnë komponime të nevojshme për acidet nukleike.
Sot, planeti ynë nuk ka formamide të mjaftueshme për të lejuar shfaqjen e jetës dhe megjithëse një pjesë mund të vijë nga kometat dhe meteoritët, duhet të jenë kushtet e nevojshme në disa zona për të formuar pararendësit e jetës.
Në studimin e publikuar në Scientific Reports, studiuesit shpjegojnë se goditën me rreze gama cianid hidrogjeni dhe acetonitril, – dy përbërës kimikë që ishin të pranishëm në Tokë miliona vjet më parë – dhe një nga produktet kryesore që morën ishte amida që vjen nga acidi formik.
Depozitat radioaktive mund të kenë shërbyer si një burim për krijimin e rrezeve të ngjashme dhe prodhimin e formamidës në sasi shumë më të lartë seç mund të sillte ndonjë trup qiellor./dita