Një kopje heretike e tekstit biblik, e cila pohon se përshkruan bisedën në mes Jezusit dhe vëllai i tij Jakob, u zbulua në formën e tij më të vjetër të njohur.
Teksti i ndaluar, i quajtur “Shpallja e parë sipas Jakobit”, nuk u bë pjesë e Dhiatës së 27, e krijuar në vitin 367, por ishte pjesë e librave gnostik të zbuluar në Egjipt në vitin 1945. Të gjitha librat u shkruan në gjuhën kopte, edhe pse dorëshkrimi i tyre origjinal besohet të jetë në greqisht.
“Ne kurrë nuk kemi dyshuar se pjesët e “Shpalljes së parë sipas Jakobit” në greqisht mbijetuan deri më sot”, tha profesor Geoffrey Smith nga Universiteti i Teksasit në Austin, i cili me kolegun e tij Brent Landau gjetën mbishkrimin në bibliotekën “Nag Hammadi”, në Universitetin e Oksfordit.
“Teksti në greqisht, me siguri i shkruar në shekullin 5 apo 6, “është i rëndësishëm për shkak se tregon se të krishterët në atë kohë kishin lexuar shkrime jo-kanonike shumë kohë para se etërit e kishës i shpallën heretike”, tha Smith për Newsweek.
Teksti përmban mësimet e Jezusit, i cili mësoi vëllain e tij Jakob për njohjen e parajsës, por edhe për ngjarjet e ardhshme.
Profesor Landau shpjegon se teksti është i ndarë në rrokje, i cili është një rast i rrallë në shkrimet e vjetra. Kjo çon shkencëtarët në konkludim se dorëshkrimi është përdorur për të mësuar shkrim-lexim.