Vazhdon të mbetet mister vendi se ku ka fshehur Eskobari pasurinë e tij. Ai ishte furnizuesi i 80 për qind të tregut botëror të kokainës.
Gjatë mbretërimit të tij 10-vjeçar, udhëheqësi i kartelit thuhet se ka fituar 420 milionë dollarë.
Një shumë e pasurisë së tij është investuar në vetura luksoze, aeroplanë, dy nëndetëse dhe pronat në gjithë kontinentin.
Pasuritë e tij u konfiskuan nga qeveria, pas konfirmimit të vdekjes së tij. Megjithatë Roberto Eskobar, vëllai i Pablos me profesionin kontablisit, ka zbuluar se shumë miliona të baronit të drogës ende nuk janë zbuluar.
Pas publikimit të librit u bë e mundur të zbulohej një shumë prej 8 milionë dollarë të fshehura në një kompleks, ku kishin ekzistuar shumë fabrika kokaine.
Jo më larg se vitin e kaluar, një fermer raportoi për gjetjen e 600 milionë dollarëve të varrosur në një fushë pranë Medellin në Kolumbi.
Ato u gjetën të fshehura në fuqi në një plantacion të vajit të palmave. Vëllai i tij siguron se ka ende thesare të të vëllait të fshehura në New York. Miami, Chicago, Los Angeles dhe qytetet tjera të Medellin ku ai ka bërë biznes.
“Unë jam gjithashtu i sigurt se ka llogari bankare të harruar që do të mbeten të pahapura”, pohon Roberto Eskobar. Ai shpjegon në librin e tij se numrat e këtyre llogarive i dinte vetë Pablo, transmeton express.