Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë shqiptarëve ‘një ditë të mbarë’, me anë të një videoinformacioni, nga kantieri i Rrugës së Arbrit. Sipas tij puna për ndërtimin e rrugës po ecën për mrekulli, sipas projektit 3D.
MIRËMËNGJES !
dhe me këtë videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbrit, ku puna po ecën për bukuri si edhe duke u çuar një përshëndetje të posaçme, meraklinjve të projekteve 3D që thonë këto nuk bëhen kurrë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë