Pas tërmetit të djeshëm që shkundi Tiranën, tjeter tërmet është regjistruar në orët e para të mengjesit të sotëm.
Sipas IGJEUM lëkundja është regjistruar në orën 01:54 në Kuratën, Durrës dhe ka pasur magnitudë 1.4. Lëkundja ka qenë për fat e lehtë dhe nuk është ndjerë shumë.
Tërmeti shkundi Tiranën, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda
Lëkundje tërmeti sërish në Tiranë. Lëkundjet janë ndier rreth orës 15:05. Termeti ka qene 31 km larg Tiranes, me epiqender ne Rrogozhine, dhe magnitude 4.5 ballë i shkalles Rihter, sipas te dhenave nga IGJEUM. Lekundjet jane ndiere edhe ne Kavaje dhe Durres.
Kujtojmë se pak javë më parë një tërmet i fuqishëm me epiqendër Gjirin e Lalzit ka shkaktuar panik në disa qytete të Shqipërisi , por edhe në Kosovë.
Në Tiranë pas tërmetit për disa orë u bllokuan mbledhejt e komisioneve dhe Administrata vërshoi në rrugë.
Brenda 3 ditëve janë ndjerë mbi 615 tërmete, sizmiologët shprehen se nuk ka vend për panik dhe se gjithçka është normale.
Gjithashtu ato shprehen se lëkundje do të vazhdojnë.