ak ditë më parë ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha u dërgua me urgjencë në spital. Pagarusha kishte kërkuar ndihmë mjekësore pas një incidenti që i kishte ndodhur në shtëpi ku i kishte rënë në shpinë dollapi. Ikona e muzikës shqiptare iu nënshtrua ekzaminimeve dhe sot është mirë me shëndet, këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në statusin e fundit në Facebook.
”Pershendetje te dashurit e mi, Deshiroj t’iu falenderoj per te gjitha mesazhet qe me keni derguar duke me uruar sherim sa me te shpejte. Shfrytezoj rastin t’iu informoj se jam mire dhe e gjithe kjo mbeshtetje nga ju me ka bere te ndihem edhe me mire! Jam shume me fat qe ju kam! E juaja, Nexhmije Pagarusha”.
Nexhmije Pagarusha është 85 vjeç, është shpallur Këngëtarja e Shekullit dhe në vitin 2012 është dekoruar nga Bujar Nishani me titullin Nderi i Kombit.