Liderët kryesorë të Kosovës; Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli si dhe Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi do të zhvillojnë ditën e sotme një takim me Shefen për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Temë e diskutimit do të jetë edhe dialogu me Serbinë dhe sipas ‘’Kosvapress’’ nuk bëhet e ditur nëse Thaçi do të takohet me Vuçiç.
Sipas burimeve, pritet që liderët kosovarë do kenë takim edhe me Komisionerin Evropian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos.
Ndërkohë parashikohet një agjendë e gjatë në Bruksel, kur pritet që Komisioni Evropian të jap rekomandimin për vizat, që është hapi i parë për daljen nga izolimi të popullit të Kosovës.