Viti 2017 ka qenë shumë i dobët për prokurorinë. Ashtu siç një ditë më parë gazeta e deklaroi se me nisjen e vetingut ra ritmi i gjykimeve në gjykata, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me organin e akuzës. Ministria e Drejtësisë ka nxjerr vjetarin statistikor për 2017 dhe numri i hetimeve nga organi i akuzës ka rënë. Si për ironi vitit 2017 është periudha kur nis vetingu, por dhe koha kur iku Adriatik Llalla. Dihet tashmë se gjatë kohës së tij në krye të prokurorisë shumë zyrtarë të lartë janë amnistuar, por pak para mbylljes së mandatit duket e amnisti ka pasur dhe për kriminelë të ndryshëm. Sipas statistikave në vitin 2017 janë bërë 46,612 kallëzime penale nga qytetarët, institucionet shtetërore, policia, etj., por është vendosur mosfillimin i hetimeve për 17,378 procedime me 1,967 persona. Çështjet e dërguara për gjykim gjatë vitit 2017 janë 11,492 çështje, për vitin 2016 janë 12,997 çështje, për vitin 2015 janë 14,635 çështje, për vitin 2014 janë 13,590 çështje dhe për vitin 2013 janë 8,183 çështje. Krahasuar në vite mund të themi se në përgjithësi kemi luhatje të vogël në rënie sidomos në vitet e fundit përsa i përket raportit të krahasimit të çështjeve të dërguara në gjyq me numrin total të çështjeve për hetime paraprake të cilat përbëjnë konkretisht: 23.8% të çështjeve janë dërguar për gjykim në vitin 2013, 31% të çështjeve janë dërguar për gjykim në vitin 2014, 35% të çështjeve janë dërguar për gjykim në vitin 2015, 31.2% të çështjeve dërgohen për gjykim në vitin
2016 dhe 27% të çështjeve dërgohen për gjykim në vitin 2017.
Çështjet e pushuara
Numri i çështjeve të pushuara krahasuar me vitet 2013, 2014, 2015, 2016 është si vijon: Për
vitin 2017, në krahasim me vitin 2013 janë pushuar 1,612 çështje më shumë, në krahasim me vitin 2014 janë pushuar 107 çështje më pak, krahasuar me vitin 2015 janë pushuar 244 çështje më pak dhe lidhur me vitin 2016, janë pushuar 202 çështje më shumë. Si konkluzion: Numri i çështjeve të pushuara për vitin 2017, ka pasur 202 çështje më shumë të pushuara se në vitin 2016. Për sa i përket pezullimeve për vitin 2017, janë 551 çështje të pezulluara më shumë se në vitin 2013, 1,175 çështje të pezulluara më pak se në vitin 2014, 1,700 çështje të pezulluara më pak se në vitin 2015 dhe 1,721 çështje të pezulluara më pak se në vitin 2016.
Mosfillimet e hetimeve
Edhe numri i çështjeve të mosfilluara ka rritje graduale për çdo vit, për vitin 2013 ky tregues
është 8,413 procedime të mosfilluara, për vitin 2014 kemi 13,416 procedime të mosfilluara, për vitin 2015 rezultojnë 14,452 procedime të mosfilluara, për vitin 2016 rezultojne 15,655 procedime të mosfilluara dhe për vitin 2017 rezultojnë 17,378 procedime të mosfilluara. Pra, kemi një rritje të mosfillimeve me një ritëm më të madh se të procedimeve në tërësi, me përjashtim të vitit 2013. Në vitin 2017 krahasimisht me 4 vitet paraardhëse kemi: 6,791 mosfillime procedimesh më shumë se në vitin 2012, 7,242 mosfillime procedimesh më shumë se në vitin 2013, 2,239 procedime të mosfilluara më shumë se në vitin 2014 dhe 1,203 procedime të mosfilluara më shumë se në vitin 2015. Pra numri i çështjeve të mosfilluara për vitin 2017 ka pësuar rritje të madhe nga viti në vit, prej 1,723 mosfillime procedimesh më shumë se në vitin 2016./Kliti TOPALLI