Rëndohen pasojat e aksidentit tragjik, mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen. Pasi ai u mori jetën babë e bijë, shqiptarë nga Kosova, rrëmbeu edhe vogëlushen 3-vjeçare që ishte plagosur rëndë.
Valon Memaj 26 vjeç nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5 vjeçe Luisë Memaj e humbën jetën në vend, kurse vajza tjetër Albina 3 vjeçare u dërgua me shumë plagë në spital. Pasi ajo kreu një operacion, nuk arriti të mbijetojë, trupi i njomë s’i përballoi dot lëndimet e shumta dhe ajo ndërroi jetë mbrëmë në spitalin universitar të Freiburgut. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale:
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Deçanit!
Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMW, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Eperme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.
Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve te renda. Tre engjëj do kthehen ne arkivole ne Kosovën nënë.
Ngushëllime familjes Memaj . Lutemi qe Zoti i plotfuqishëm ti dërgoj në Xhenet!Amin!/Sot