Hulumtuesit në Korenë Jugore kanë përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike për të shikuar në kokët e të rinjve.
Ata gjetën që kimia e trurit të të rinjve që ishin të varur nga telefonat e mençur dhe interneti ishin ndryshe nga moshatarët e tyre të pavarur nga këto pajisje.
Varësia përcaktohej përmes pyetësorëve për internetin dhe përdorimin e telefonave të mençur, si dhe rutinave të përditshme të jetës sociale, produktivitetit, ndjenjave dhe formulave të gjumit.
“Sa më i lartë shënimi, aq më i rëndë varësia”, tha udhëheqësi Hyung Suk Seo, një profesor i neuroradiologjisë në Universitetin e Koresë në Seul.
Studimi përfshiu 38 pjesëmarrës adoleshentë, të ndarë baras mes të varurve dhe pjesëmarrësve të shëndoshë.
Te tinejxherët e varur u pa të kenë nivele më të larta të kemikaleve që e ngadalësojnë aktivitetin e trurit në krahasim me grupin e të rinjve që nuk kishin varësi.