Të përgatitisesh scrub me çfare na ndodhet në shtëpi eshtë fare e thjeshtë. Jo vetem qe do kurseni por do keni një fytyre të pastër, pa qeliza të vdekura me produkte pa silikate dhe përbërës të dëmshëm në pak minuta. Me këto scrub-e të lehta që përgatiten në shtëpi këshillohen të bëhen dy herë në javë pasi s’kanë përbërje agresive dhe fytyra juaj do jetë gati për tualetin duke i dhënë atij dhe një rezultat më të mire. Këto 5 scrube që po ju shkruaj i kam testuar te vetja ime dhe funksionojnë në mënyrë perfekte. Theksoj që kam një fytyre normale, pa papastërtira të dukshme dhe pa akne. Me tonalitet bronx por sido që të jetë fytyra juaj këto scrub-e do jenë 100 herë më mirë se të gjitha scrub-et që shiten në treg plot me silikone, parafina dhe vajra të dëmshëm. Ja receta e tyre.
Mjaltë dhe tërshër:
Bëhet fjalë për një miks ndërmjet 50 gr tërshërë dhe 3 lugë mjalti.Kaloni tërshërën në mikser derisa të behet një masë ranore dhe shtoni mjaltin.Përzijeni dhe këte mase vendoseni në lekurën e fytyrës tuaje duke i bërë masazh për disa minuta.Shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Mjaltë dhe miell misri:
Përzieni 1 lugë miell misri ose miell për polenta me dy lugë mjaltë.Përzijeni mire.Fërkoni fytyrën tuaj me këtë mase dhe shpërlaheni. Nuk është shumë i përshtatshëm për lëkura delikate. Është tepër efikas për ato që e kanë fytyrën e yndyrshme me pore të zmadhuara dhe pika të zeza.
Argjile dhe mjaltë:
Ju nevojiten 2 lugë mjatë,1 luge argjilë,1 lugë sodë,dhe 1 lugë tërshëre,pak vaj bajamesh.Kaloni në mikser masën e thatë derisa të përfitoni një pluhur të imët.Bashkojeni me mjaltin dhe vajin e bajames, përzijeni mirë. Njomeni fytyrën me pak ujë dhe filloni bëni masazh me masën e përfituar. Shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Kos dhe sheqer:
1 lugë kos përzijeni me 1 lugë sheqer. Masazhojeni mbi fytyrë për disa minuta.Shpëlajeni me ujë të vakët.
Kos dhe arrë kokosi.
Përzini 1 lugë kos me 1 lugë miell arre kokosi.Aplikojeni mbi fytyrë dhe masazhojeni.Shpërlajeni me ujë te vakët. Ideale për fytyrën delikate dhe lëkure të thatë.