Tensione në Kuvend, teksa kishte marrë fjalën deputeti demokrat Edmond Spaho. Nga foltorja Spaho nisi akuzat për ekstradimin e financiarit të Habiljave, por kryeparlamentari Ruçi e ka paralajmëruar të vijojë sipas rendit të ditës, e më pas i ka ndërprerë fjalën.
Ndërkohë, Basha i është afruar foltores si reagim pas veprimit të Ruçit. I menjehershem ka qene reagimi i gardisteve. Ruçi ka dhene paralajmerim per Bashen, i cili i ka kerkuar Rucit te lejoje Spahon te vijoje me fjalen dhe te mos e nderprese. Ruci, pasi e ka paralajemtuar edhe njehere, me pas ka shperthyer edhe në fyerje: “Te paralajmeroj, mos bej si halabak, bej rolin e liderit te opozites, mos prek gardistet. Nderpritet seanca”.