A do ta dekretojë presidenti Meta ligjin për Teatrin Kombëtar? Kreu i shtetit ka reaguar për mediat lidhur me debatin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Ilir Meta është shprehur se vendimi i presidentit nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm, por nuk dha një përgjigje nëse do ta dekretojë apo jo ligjin.
“Do të mbaj qëndrim për aq sa kam përgjegjësi. Dua t’ju siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë përgjegjësive që ka presidenti. Nuk do të veproj jashtë përgjegjësive të mia”, deklaroi Presidenti Meta
Opozita i ka bërë thirrje presidentit që të mos dekretojë ligjin, që i jep Tiranës një Teatër të ri dhe modern.