Berati do të nderojë Presidenten kroate, e cila do të nisë sot një vizitë dy ditore në vendin tonë.
Me 15 vota pro, keëhilli Bashkiak i Beratit vendosi t’i japë titullin “Qytetar Nderi” presidentes se Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç me motivacionin: “Personalitet i spikatur ne fushen e politikes dhe me gjere, e cila ofron një model të shkëlqyer për paqen dhe bashkëpunimin mes vendeve”.
Nesër, presidentja kroate parashikohet që të zhvilloje një vizitë në qytetin e Beratit ku edhe do t’i dorëzohet titulli.
Ne jemi popull që nderon fort, e më shumë se ne, e kanë dorën të lirë fare kur vjen puna për tituj e dekorata të zgjedhurit tanë.
Kujtojmë, që në Shqipëri janë 465 institucione dhe ente shtetërore, 2320 OJF, parti, shoqata qytetesh e fshatrash, biznese, sindikata, universitete e kolegje arsimore private, që shpërndajnë dekorata e medalje.