Rebelimi i vitit 1997, një lëvizje që filloi më 24 janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit. Shkaku i rebelimit ishte falimentimi i skemave piramidale, të cilat morën me vete rreth 1,2 miliardë $ kursime të shqiptarëve.
Kjo video tregon momente të vitin 1997 në Memaliaj, ku njerëzit të zhgënjyer, mashtruar dhe të varfër rrëmbyen armët duke shkaktuar vrasje, plagosje, incidente që i ngjanin një lufte civile.
Por një nga arsyet kryesore ishte qëndrimi i Sali Berishës në detyrën e Presidentit, duke mos dhënë dorëheqjen, megjthëse qeveria e tij ishte rrëzuar dhe ai ishte thjeshtë një figurër groteske, ku nuk kishte asnjë kompetencë dhe autoritet në vend, përveç karriges.