Ivan Perisiç ishte një nga protagonistët e suksesit historik të Kroacisë në Kupën e Botës, ku për herë të parë arriti të shkojë deri në finale.
Sulmuesi anësor i Interit punoi jashtëzakonisht shumë, duke shënuar e asistuar, ndërsa shpesh nxori skuadrën nga situata mjaft të komplikuara, ndërsa gjeti golin e barazimit të përkohshëm në finalen me Francën.
Shifrat tregojnë se Perisiç është futbollisti që ka vrapuar më shumë në “Rusi 2018”, me plot 74.5 kilometra të përshkuara, më shumë se askush tjetër, shkruan “SS”.
Gjithsesi kjo shifër është më e ulët se 80 kilometrat e përshkuara nga Xavi në 2010-ën dhe 84 kilometrat e përshkuara nga Muller në 2014-ën.