Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj solli në jetë një muaj më parë vajzën e saj të dytë. Ajo dhe bashkëshorti vendosën që ta quanin Mia Soraya.
Emina është shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron të publikojë foto dhe video të dy vajzave të saj. madje postimet me Mian dhe Ella-n tërheqin gjithnjë vëmendjen e ndjekësve të saj.
Ajo së fundmi ka postuar në “Instagram” një video shumë të ëmbël që me siguri do ua zbukurojë ditën.
Modelja shfaqet me foshnjën në duar duke i kënduar asaj në shqip, teksa e bija e dëgjon me kërshëri. “Mias i pëlqen të më dëgjojë duke kënduar, sidomos kur i këndoj asaj në shqip”,- ka shkruar ajo bashkëngjitur me vidon e publikuar në rrjetin social./Panorama Plus