Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara. Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër.
Ky fenomen është i njohur që nga lashtësia dhe vëzhguesi i parë thuhet se është Aristoteli. Si krijohet? Nga përplasja e grimcave të ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet) nga hapësira, të cilat bllokohen në fushën magnetike të tokës, lëvizin drejt Polit të Veriut, dhe më në fund reagojnë me grimcat e ajrit.
Le të mos ecim më tej me shpjegimet shkencore, por do t’ju themi se “aurora borealis” (dritat veriore), të cilat shfaqen zakonisht në vendet nordike e kanë prejardhjen e emrit nga perëndesha romake e agimit, “Aurora” dhe nga zona gjeografike e Veriut.