Pas transferimit dhe mbërritjes së Christiano Ronaldos në Torino, Juventusi ka gjetur kohë që të prezantojë për tifozët e saj edhe fanellat e tretë të këtij sezoni.
Pikërisht këto fanella duket se do të bëjnë revolucion në botën e futbollit, pasi sponsori Adidas ka sjellë një risi në materialin e përdorur. Uniforma është e krijuar nga riciklimi i plastikës së grumbulluar në oqean.
Dizajnerja e Adidas Francesca Venturini tha se kemi të bëjmë me një “eko-inovacion dhe jetëgjatësia është në zemrën e saj”. “Kjo është një fushatë e nisur nga kompania Adidas dhe që ka gjetur mbështetje nga klube si Bayern Munich, Real dhe Manchester United”- tha ajo.