Kryeministri Rama ka njoftuar për një tjeter projekt që do të zbatohet në qytetin e Vlorës, në fillim të shtatorit.
Me një shenim në faqen e tij në Facebook teksa poston disa foto nga projketi, Rama bën me dije se behët fjalë për fazën e dytë të Lungomares së Vlorës, që nis të zbatohet në shtator dhe do të shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë.
Mesazhi i Ramës
MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të projektit të fazës së dytë të Lungomares së Vlorës, që nis të zbatohet në shtator dhe do të shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, duke krijuar një tjetër hapësirë urbane fantastike buzë detit, ju uroj një ditë të mbarë