Një 35-vjeçar italian është arrestuar nga karabinierët në Poggioreale pasi kishte kërcënuar me vdekje një prostitutë shqiptare.
Sipas mediave fqinje, për fat të mirë policia ndërhyri në kohë duke arrestuar shoferin italian me precedentë të mëparshëm në zonën e quajtur Ferrante Imparato.
Ishte vetë prostituta shqiptare që njoftoi policinë fshehurazi, e më pas agjentët i gjetën bashkë me italianin në kamionin e tij.
Policia italiane raporton se 35-vjeçari, pas raportit seksual, e kërcënoi shqiptaren me vdekje një thikë duke tentuar ti marrë 30 euro që i dha paradhënie para marrëdhënies. Dhe argumenti ishte se nuk i kishte pëlqyer marrëdhënia. Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 35-vjeçarit.