Nuk kanë të ndalur tërmetet në vendin tonë. Pas një zhvendosjeje të epiqendrës së goditjeve që për shumë ditë me radhe ishte Gjiri i Lalëzit, lekundjet janë rikthyer sërish në këtë zonë.
IGJEUM raporton se një tjetër goditje tërmeti është regjistruar në Gjirin e Lalëzit ne Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas IGJEUM epiqendra ka qenë Gjiri i Lalzit, ndërkohë që lëkundja ka qenë me magnitudë 2.2, në një thellesi 26 km.