Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Arezzo, pasi është kapur me armë dhe lëndë narkotike. Në operacionin e koduar ‘Street Drugs’, policia italiane arrestoi 31-vjeçarin shqiptar me iniciale G.A.
Mediat vendase shkruajnë se shqiptari jetonte pa dokumente dhe ishte depërtuar disa herë. Gjatë kontrollit në banesë, të riut shqiptar iu gjetën 1 kg kanabis e ndarë në pako dhe një peshore elektronike.
Gjithashtu në mes të çarçafëve iu gjet një pistoletë gjysmë automatike me një karikator. Shqiptari ishte dënuar edhe në të kaluarën për veprën penale të grabitjes dhe shpërndarjes së drogës.