Kuvendi i Shqipërisë nuk ka arritur as në këtë raund të dytë, që të miratojë lista e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Shkak eshte bere mosvotimi i PD e LSI. Deputetet e opozites ulerisnin ne foltore, duke mos votuar e penguar reformen ne drejtesi.
Duhen të paktën 93 vota pro që të miratohen këto dy lista që iu paraqitën Kuvendit. Sakaq, janë miratuar edhe disa projektligje të tjera të rendit të ditës.
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tension dhe brohoritje, pasi prej fillimit të seancës, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, dhe kanë bërë zhurmë duke përplasur tavolinat dhe duke thirrur “hajdut dhe kriminelë”.
Votimi KLP dhe KLGJ
KLGJ: 73 pro, asnjë kundër, një abstenim nuk miratohet
KLP: 73 pro, një abstenim asnjë kundër, nuk miratohet
Po ashtu diten e sotme eshte bere votimi dhe per miratimin e nisjes se punimeve per aeroportin e Vlores.
Votimi për aeroportin e Vlorës
Aeroporti i Vlorës, miratimi në parim: 74 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Seanca e sotme ishte e tensionuar, ku nuk munguan përplasjet. Ajo u ndërpre 5 herë.
Me thirrjet “Hajdut, kriminelë” sa herë që nga salla merrnin fjalën deputetët e mazhorancës, opozita vijoi të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit.
Në nisje të seancës, Ruçi përjashtoi nga Kuvendi Edmond Spahon.
LISTA e rrëzuar
Dy kandidatët nga trupa e avokatisë për anëtarë të KLGJ
Fatos Lazimi
Fatmira Luli
Dy kandidatët nga trupa e pedagogëve për anëtarë të KLGJ
Maksim Qoku
Mirela Bogdani
Kandidatja e shoqërisë civile për anëtare e KLGJ
Naureda Llagami
Kandidatë nga trupa e avokatisë për anëtarë të KLP
Gëzim Allaraj
Fjoreta Xhimi
Kandidatë nga trupa e pedagogëve për anëtarë të KLP
Eneida Sema
Genti Ibrahimi
Kandidati nga shoqëria civile për anëtarë të KLP
Andi Murataj