Natural Cycles po zhvillon një aplikacion për metodat e kontrollit të lindjes, siç janë pilulat kontraceptive, mbështjellësit dhe kondomët.
Aplikacioni i ri mobil ishte i pari në botë që u miratua si kontraceptiv, pasi mori një aprovim nga Agjencia e Produkteve Mjekësore të Suedisë.
“Kontraceptivi digjital” i kompanisë gjithashtu mori miratimin në mbarë BE-në, duke hapur rrugën për zgjerimin në kontinentin evropian. Ky aplikacion është aktualisht i aksesueshëm vetëm në iOs për iPhone.
Natural Cycles përdoret nga 380,000 femra në mbarë botën si një formë e kontrollit të lindjes, që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar gjashtë ditët pjellore të ciklit menstrual të një femre.
Aplikacioni u tregon grave kur mund të kryejnë seks të pambrojtur, dhe ka rezultuar tepër efektiv në parandalimin e shtatzënive të padëshiruara.
Aplikacioni kushton 40 paund në vit, dhe përdor të dhëna nga menstruacione, aktiviteti seksual, temperatura e trupit për t’i informuar çiftet nëse duhet të marrin masa për të shmangur shtatzënitë.