Një ushtar i Koresë së Veriut ka arritur të arratiset duke vjedhur një makinë, por është plagosur rëndë nga rojet kufitare para se të arrinte të dilte 50 metra përtej vijës kufitare në Korenë e Jugut.
Ai është qëlluar 5-6 herë, në dorë, kraharor dhe në pjesën e barkut në ikjen për jetë a vdekje.
Ushtarët e Koresë së Jugut e gjetën ushtarin 20 vjeçarr në fshatin Panmunjeom dhe e dërguan atë menjëherë në spital u iu nënshtrua 2 ndërhyrjeve të gjata kirurgjike.
Ai është gjetur pa vetëdije ndërsa të hënën gjendja e tij është përmirësuar dhe tashmë i është hequr aparatura që e ndihmon për frymëmarrje. Ai pritet të zbulojë informata të rëndësishme si funksionon ushtria e diktatorit Kim Jong-Un.
Në fakt ai mbarte në trup dëshmitë që konfirmojnë dyshimet se njerëzit në shtetin diktatorial jetojnë në kushte të tmerrshme higjienike dhe në mungesë të ushqimit.
Ushtari i mbijetuar në spitalin e Korsesë së Jugut
Në organizmin e tij është gjetur një parazit i gjatë 27 centimetra. “Kam më shumë se 20 vjet përvojë si kirurg, por nuk kam gjetur parazit të tillë te njerëzit në Korenë e Jugut”, ka thënë Lee Cook, njëri prej kirurgëve që e operoi ushtarin, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Te shumë kroenao-veriorë që janë arratisur nga vendi, në organizëm janë gjetur parazitë në organet e sistemit të tretjes. Korea Veriore shpenzon 22 përqind të produktit të brendshëm për ushtrinë.
Gjëja e parë që kërkoi të martën ushtari i arratisur, ishte të shikonte televizionin e Koresë së Jugut.
Me qenë se gjendja e tij psiqike është ende e rëndë, në dhomë i kanë vënë flamurin e Koresë së Jugut, që të e dijë në çdo moment se tashmë është i sigurt.
Kirurgu që e operoi ushtarin