E mbani mend vilën në përrallën e Hansel dhe Gretel? Ose fshatrat e zanave të përrallave kur ishim fëmijë? Ka fshatra dhe vende të vogla që duket se kanë dalë pikërisht nga këto skenarë fantazie. Ne kemi zgjedhur dhjetë, të shpërndara në të gjithë botën, për t’i admiruar ose ndoshta, për t’i vizituar në pushimet e ardhshme, shkruan tgcom24.
Bibury, Britani e Madhe- Është një fshat në kontenë angleze të Gloucestershire, që ndodhet përgjatë lumit Coln. U përcaktua nga shkrimtari William Morris si “Fshati më i bukur i Anglisë”.
Rothenburg Ob Der Tauber, Gjermani – Shtëpitë e qendrës historike të këtij qytetit të bukur gjerman, të vendosur në Tokën e Bavarisë, janë të kohëve të mesjetës: ngjyrat e tyre pastel duket sikur janë bërë prej brumi.
Zalipie, Poloni- Më shumë se njëqind vjet më parë, gratë e këtij fshati në jug të Polonisë filluan të dekoronin fasadat e shtëpive të tyre duke pikturuar lule me ngjyra. Deri tani të gjitha shtëpitë e fshatit janë lulëzuar me dekorime mahnitëse.
Sighisoara, Rumani- Ajo shtrihet në rajonin historik të Transilvanisë. Qendra e saj historike ruan strukturën e saj mesjetare, me ndërtesa të vogla dhe piktoreske.
Hallstatt, Austri- I shtrirë mes liqenit dhe maleve, ky vend i Austrisë së Sipërme duket vërtetë sikur banohet nga zana e ninfa dhe është përfshirë në vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Tellaro, Itali – Në fund të Gjirit të La Spezia, ky fshat i lashtë peshkimi mbledh të gjitha sugjestionimet dhe aromat e detit Ligurian, midis rrugicave dredha-dredha dhe shtëpive shumëngjyrëshe.
Riquewihr, Alsazia- Me shtëpitë e tij të drunjta të shekullit të gjashtëmbëdhjetë ai është një skenar magjik që për Krishtlindje transformohet në një krevat fëmijësh me dritave dhe dekorime.
Goreme, Turqi – Ky fshat i vogël i Kapadokisë ngrihet midis masave shkëmbore të njohura si “oxhaqe zanash”. Vendbanimet e para datojnë në epokën romake.
Shirakawa, Japoni- Fshati i lashtë historik, i futur në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Është i famshëm për shtëpitë e pjerrëta të mbuluara, duke kujtuar dy duar të lidhura në lutje.
Fenghuang, Kinë- Emri i këtij qyteti do të thotë “Feniks” dhe vjen nga një legjendë e lashtë: dy ekzemplarëve të këtij zogu magjik që fluturonin mbi qytet iu duk kaq i bukur sa ndaluan aty. Qyteti është vërtet i mrekullueshëm dhe gjendet në një mjedis që të lë pa frymë.