Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç tashmë është qytetarja me e re e Beratit.
Ajo është nderuar dy ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Beratit.
Sot vetë presidentja kroate nga Durrësi ka shkuar në Berat ku ka marrë çmimin e akorduar nga Këshilli Bashkiak, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotot në qytetin e 1000 e 1 dritareve.