Një alarm për bombë pranë Bashkisë së Tiranës ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit. Pasi u sinjalizuan për ngjarjen me anë të një telefonate, forcat e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rrethuan zonën.
LSA sjell foto nga vendi ku ndodhet valixhja. Siù shihet në foto, valixhja me ngjyrë blu qendron sipër një koshi me mbeturina fill pas murit të Bashkisë. Pas verifikimeve të policisë, rezultoi se në valixhe nuk kishte asgjë të rrezikshme, përveç disa rrobave të përdorura që dikush i kishte hedhur në koshin e mbeturinave.
Aktualisht vijon qarkullimi i mjeteve si normalisht.