Nuk ka qetësi për tokën, e bashkë me të, nuk merr fund edhe ankthi nga frika e tërmetit. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dy goditje të tjera tërmeti janë shënuar në vend.
IGJEUM ka regjistruar lëkundjë në Peqin dhe Gjirokastër, ndërkohë që një ditë më parë epiqendra ishte sërish në Gjirin e Lalzit.
Për fat tërmetet nuk kanë qenë të fortë, ai në Peqin me magnitudë 2.4 dhe ai në Gjirokastër me magnitudë 2.2.