Një 65 vjeçar i pastrehë është dënuar 3 herë me burg për ngacmim seksual.
Gjergj Pergjivuka shprehet se herën e parë u dënua me 5 muaj burg, herën e dytë me 1 vit e gjysmë, ndërsa tani është në arrest me burg sërish.
Në një intervistë për “TopChannel”, i moshuari akuzohet se ka ngacmuar 3 herë seksualisht një 36 vjeçare me iniciale S.P, duke kërkuar marrëdhënie seksuale.
Në përfundim të seancës gjyqësore, 65 vjeçari ka këmbëngulur se nuk është përndjekur, ndërsa ka zbuluar dhe bisedën mes tij dhe 36 vjeçares.
I moshuari ka thënë se 36 vjeçarja i kishte thënë tek zyra e pensionit “A të bie nojher në mend për mua”.
Përgjivuka ka zbuluar se në momentin që po pinte kafe, ishte kërcënuar nga burri i 36 vjeares dhe kishte lajmëruar policinë.
Më pas policia kishte marrë dëshminë e saj dhe i moshuari kishte përfunduar në burg.
Për paradoks i moshuari gjendet nën arrest shtëpie pa patur një adresë fikse, ndërsa shpreson që arrestimi i radhës ta gjejë në azil. /CNA.al