Sali Berisha, pasi mori përsipër vrasjet e 21 Janarit, gjoja në zbatim të ligjit për “Ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë”, dje dhe sot është hedhur në një betejë tjetër “patriotike”. Pas shumë broçkullitjesh nëpër media, që i japin hapësira pa e kuptur askush “pse”, sot ai erdhi me një deklaratë “bombë” , se e vetmja marrëveshje e drejtë, për shitjen e trojeve, ishte ajo e nënshkruar nga ai dhe se Edi Rama bleu Gjykatën e tij Kushtetuese, për të penguar “shitjen” e për të më nxirë mua.
Lajthitja e tij duket qartë, por nuk e dimë, se si mund të ribëhet një marëveshje, që gjykata kryesore e Shqipërisë e ka pezulluar, duke e argumentuar qartë, se ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe se vetë aktorët e saj, kanë hequr dorë si të pakthyeshme.
Berisha, ashtu siç mori guximin që të deklaronte, se do kishte vrarë dhe 300 persona më 21 Janar, nëse do tentohej një sulm i dytë ndaj Kryeministrisë, ashtu merr guximin dhe sot para shqiptarëve të trimërohet dhe të tregohet “patriot i madh”, që i’a paska futur Greqisë, duke i dhënë ca copa të vogla. Kontrata e qeverisë Rama, thotë ai , do bëhet vetëm nëse kalohet mbi trupin e tij dhe të Lulit, dy njerëzve kryesor të kësaj tradhëtie kombëtare, por që nuk u “vu re fare” nga ca patriotë të sotshëm.
Natyrisht, nëse do të bëhet për të mirën e dy vendeve, duke eleminuar mosmarrveshjet dhe problemet e diskutueshme mes palëve, do të miratohet brënda vijave kufizuese të kushtetutë, ligjeve, konventave dhe traktateve ndërkombëtare, ku të dyja palë janë anëtar, apo kanë firmosur dhe rënë dakord edhe për detyrimet që vijnë nga këto pakte reciproke të detyrueshme . Marrëveshja skandaloze Basha-Bakojanis tashmë është e njohur nga çdo shqiptarë por dhe arsyet e refuzimit të saj.
U deshën përpjekjet e opozitës së atëhershme, vetëm, pa klithma “patriotësh”, që ky vendim i marrë, si të ishin pronar dhe jo rrogëtar, nga ish kryeministri dhe ish ministri i Brendshëm, të pezullohej në kohën e duhur. Sot qëllimi i Berishës dhe i patriotëve si ai, është të përligjin veprimet kriminale të tij, kur ishte kryeministri më i dhunshëm dhe antikombëtar .
Kjo është çmenduria më e madhe, që ekziston në klasën politike të këtij vendi. Njerëz të tillë, duhet të ishin me kohë para drejtësisë, për 25 raste të shkeljes së ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës së Shqipërisë/ Ekskluzive.al
Ja deklarat e plotë :