Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në Tiranë. Një shpërthim me eksploziv ka tronditur banorët e një pallati në rrugën “Ymer Kurti”.
Mësohet se një sasi eksplozivi është vendosur në dyqanin e ndodhur në katin e parë të një pallati dhe për pasojë banorët janë përfshirë nga paniku.
Dyqani rezulton në pronësi të Drita Lulos. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale.