Nga Ivanka Trump tek Sebastian Kurz: kush janë të rinjtë që po udhëheqin botën?
Milenialët më të fuqishëm. Gjenerata e të rinjve ka filluar tashmë të bëhet e njohur në të gjithë botën
Të identifikuar përmes vitit të lindjes, bëhet fjalë për individët e lindur ndërmjet vitit 1980 dhe 2000, milenialët kësisoj kanë filluar të fitojnë role me influencë në botën e qeverisjes, biznesit dhe aktivizmit.
Në vazhdim ju njohim me 15 milenialët më të fuqishëm të planetit. Janë klasifikuar në bazë të fuqisë së tyre reale dhe të percpetuar në botë.
Burimi: Business Insider
15. Enrico Carattoni, 32 vjeç, bashkë kapiten-regjent në San Marino
14. Oyo Nyimba Kabamba Iguru Rukidi IV, 25 vjeç, mbret i Toros, brenda Ugandës
13. Malala Yousafzai, 20, aktiviste pakistaneze dhe fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqen
12. Beyonce Knowles-Carter, 36 vjeçe, ndër muzikantet që kanë shitur më shumë në historinë e muzikës
11. LeBron James, 32 vjeç, një ndër atletët më të rëndësishëm në botë
10. Sam Altman, 32 vjeç, presidenti i Y Combinator, startup-i më i madh në Silicon Valley
9. Princi William, 25 vjeç, pretendent i fronit britanik
8. Jigme Khesar Namgyel Wangchukm 37 vjeç, mbreti i Butanit
7. Sheiku Tamim bin Hamad al Thani, 37 vjeç, emiri i Katarit
6/5. Ivanka Trump, 35, dhe Jared Kushner, 36, respektivisht e bija dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump
4. Sebastian Kurz, 31 vjeç, Lider i Partisë Popullore Asutriake që nga 15 Maji i vitit 2017.
3. Mark Zuckerberg, 33 vjeç, themeluesi dhe CEO i Facebook-ut
2. Mohammad bin Salman, 32 vjeç, princi trashëgimtar i Arabisë Saudite dhe pretendenti kryesor për fronin
1. Kim Jong Un, 33 vjeç, lideri i Koresë së Veriut. Në drejtim të vendit komunist që nga vdekja e të atit në vitin 2011 dhe përgjegjës për zgjerimin e programit bërthamor të vendit