Burri i saj taksist dhe djali linin shumë para në pikat e basteve, aq sa gruaja ishte lodhur nga kritikat drejt tyre dhe vendosi t’i shoqëronte sa herë vinin skedina.
Prej 6 vitesh dhe deri më sot, 59-vjeçarja nga Kenti i Britanisë së Madhe ka vendosur nga një paund çdo fundjavë për të provuar fatin, megjithëse nuk ja kishte haberin nga futbolli.
I është afruar disa herë fitores, por vetëm fundjavën që lamë pas arriti të shënonte “gol” me parashikimin e saj. Parashikoi saktë 12 ndeshje dhe 59-vjeçarja fitoi plot 574.278.41 paund me skendinën e vënën tek kompania “William Hill”.
Gruaja fatlume është rrëfyer se zgjedhjen e kishte bërë duke u bazuar tek emrat e ekipeve dhe jo tek forma e tyre aktuale. Ajo citohet të jetë shprehur për mediat britanike: “Vendosja fitoren për skuadrat, emrat e të cilave më dukeshin më të këndshme.”