• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës

July 30, 2025
in Bota

Një nga rezervat më të mëdha të naftës në Europë është zbuluar në Poloni, duke ngritur pyetjen nëse ky vend mund të bëhet një pikë kyçe për sigurinë energjetike të kontinentit. Bëhet fjalë për vendburimin “Wolin”, i cili ndodhet rreth 6 kilometra nga qyteti portual Świnoujście, afër kufirit me Gjermaninë.

Ekspertët vlerësojnë se rezervat mund të arrijnë deri në 240 milionë fuçi nafte dhe 27 miliardë metra kub gaz natyror, shifra që mund të dyfishojnë rezervat aktuale të Polonisë. Nëse konfirmohen plotësisht, Polonia jo vetëm që do të mbulonte konsumin e vet vjetor, por mund të nisë edhe eksportin drejt vendeve fqinje si Gjermania, Çekia dhe Sllovakia.

Ndikimet janë të mëdha në disa drejtime: investime në infrastrukturë, rritje ekonomike në zonat pranë Detit Baltik, dhe mijëra vende të reja pune në sektorët e eksplorimit, nxjerrjes dhe logjistikës. Instituti për Studime Energjetike në Berlin e cilëson këtë zbulim si “riformësim i hartës energjetike të Europës”, ndërsa analistët në Bruksel e shohin si një hap për të reduktuar varësinë nga Rusia dhe Lindja e Mesme, shkruan A2 CNN.

Megjithatë, zbulimi nuk është një zgjidhje magjike për të gjithë kontinentin. Sipas konsulencës DataPulse, vendburimi përmban rreth 22 milionë tonë naftë, më pak se një e treta e një projekti norvegjez që nis prodhimin këtë vit. Gjermania, për shembull, do ta konsumonte këtë sasi në vetëm tre muaj.

Edhe Polonia do të vazhdojë të jetë e varur nga importet. Në varësi të ritmit të prodhimit, zëvendësimi i importeve mund të jetë vetëm 6-12% dhe rezervat mund të shterojnë për 10 vjet.

Një tjetër sfidë është infrastruktura e kufizuar në Detin Baltik, e cila rrit koston në krahasim me operacionet në Detin e Veriut. Megjithatë, Polonia po diversifikon burimet: për herë të parë në qershor 2025, prodhoi më shumë energji nga burimet e rinovueshme (44,1%) sesa nga qymyri (43,7%).

Next Post

Trumpizmi elektoral, një varrezë elefantësh

Kristjan Asllani ia bën "tetë me dy" Interit, nëse s'ka oferta nga klube të mëdha qëndron në Milano

"Telenovela" Ardon Jashari: Tare ka ende besim! Alternativa Guerra 'një luftë', Valencia ofron rinovimin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved