Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë të Rihterit goditi Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë sot, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke shkaktuar duke shkaktuar një cunami (3.4m) në Rusi dhe Japoni dhe duke nxitur paralajmërime emergjente për qytetarët e pothuajse të gjitha vendeve që kufizohen me oqeanin Paqësor.
Cunami ka përmbytur tashmë qytetin Severo-Kurilsk, në pjesën veriore të arkipelagut rus të njohur si Ishujt Kuril, sipas Ministrisë Ruse të Emergjencave.
“Tërmeti i sotëm ishte më i forti në dekada “, deklaroi guvernatori i Kamchatka-s, Vladimir Solodov, duke shtuar se, sipas informacionit paraprak, nuk pati të lënduar, megjithëse një çerdhe u dëmtua.
“U bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë larg bregdetit në zonat e prirura ndaj cunamit dhe të ndjekin njoftimet e transmetuara në altoparlantë”, bëri thirrje guvernatori.