• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama nuk e pastron dot me gishtin e “ulsive” m*tin e drejtësisë” që i është ngjitur pas këpucës demokracisë…

August 1, 2025
in Aktualitet, Kryesore, Rekomanduar

Demokracia në Shqipëri përpos gjithë grupeve politike që më tepër ngjajnë me bandat që nuk lënë gjë pa bërë për pak plaçkë pushteti i është ngjitur dhe muti i drejtësisë së turpshme e mbushur me gjithfarë sharlatanësh, të cilët hiqen si i drejtë, parimor, madje dhe heroi, vetëm se i bëjnë gjëmën cilitdo me një shkallë inteligjence shumë më rë lartë nga ata që i rrezikon dhe që u duket si pengesë për të realizuar ëndrrat e tyre… të bëhen heronj me pagesë, megjithëse janë vetëm lakenj nga geni i tyre i hershëm, që nuk ka ofiq dhe zyrë që i’a u ndryshon.

Vettingu i ngritur në shkallët superiore të lavdisë na dhuroi një nga fenomenet më të rrezikshme në sistem…largimin e ustallarëve të vjetër në fushën e jurisprudencës për korrupsion dhe paprekshmërinë e hajdutëve të vegjël, deficent në fushën e drejtësisë, por mjeshtra për të fshehur plaçkën e bërë… si prokurorë apo gjyqtarë

Nuk ekziston në asnjë vend të rruzullit që dikush i ardhur nga skamja të bëhet milioner duke punuar si nëpunës i shtetit dhe ky është një fakt krimi i pastër që sot është kthyer në devizën e shumë zyrtarëve që shërbejnë pasurimit deri kur shpella e Ali Babës së pushtetit është e hapur .

Si mundet një prokuror të ketë saraje bash në qendrën e Tiranës me të ardhura e babait noter dhe pronë pa qenë pronar kurrë, apo një gjyqtar me lekë emigracioni të blej hotele vila dhe restorante në qytetet më të lakmuara të Shqipërisë, apo një prokuror me rroga dikur 70 mijë lekshe të blej tre apartamente në kryeqytet…?!

A mund që një gjyqtarë të ketë llogari bankare gjysëm milione euro dhe toka e shtëpi, kur pa futur këmbën në sistemin e drejtësisë ishte një qiraxhi i thjesht pa identitet herë si shqiptarë e herë si grek…vetëm në Shqipëri?!

Radha e tyre është e pafund, por krimi i këtij shteti është shumë më i madh, kur bashkëpunon dhe askush nuk i prek, madje i bekon që të gëzojnë e të lumturohen si profesionistë në tregun e shitjes së drejtësisë duke masakruar qindra jetë njerëzish.

Në fund çudia e çudirave…Për të kënaqur sojin e tyre krejt papritur na shfaqen ca ronxhobonxho të pushtetit, që nxitojnë verbërisht tu forcojnë pushtetin e pakufishëm deri në krim që kanë këta maskarenj.

Draftprojekt i Kodit Penal i iniciuar nga analfabetët funksional që kanë mbetur në zyrat e MD dhe KM nuk ka asnjë lidhje për të përmirësuar gjendjen kriminale të drejtësisë në Shqipëri por për të krijuar një ushtri persekutorësh kundër demokracisë, të drejtës qytetare të informimit, dhe lirisë së fjalës dhe iluzionin e drejtësisë së re të lindur nga mitra e padrejtësisë së vjetër

Neni “55” me një emër të ri neni “536” i shfaqur krejt paparitur në dritaret e zyrave të ramistëve, është vërtet një fakt në miniatur, ku kryeministri i vendit i pafuqishëm për ta çuar demokracinë përpara, vrapon të fshijë me gishtë mutin e drejtësisë pas këpucës së demokracisë, duke e bërë që t’i vijë era çdo ditë e më shumë.

Po e ilustrojmë kritikën me disa argumenta juridike nga ish prokurori Florian Binjaku:

DISPOZITA “MBROJTËSE” PËR GJYQËSORIN: NGA INTIMIDIMI TE KOMENTET E PADËSHIRUARA

“Projekt-Kodi Penal 2025 ka futur një arsenal veprash penale të reja për të “mbrojtur” drejtësinë dhe autoritetin gjyqësor. Disa prej tyre janë të kuptueshme – p.sh. dënimet e ashpra për kërcënimet apo aktet e dhunës kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është e arsyeshme që kanosja e një gjyqtari gjatë ose për shkak të detyrës së tij të dënohet deri në 7 vjet burg. Po ashtu, “pengimi i drejtësisë” me manipulim provash, fshehje gjurmësh, apo devijim të hetimit sanksionohet qartë – një masë logjike për të ndëshkuar ata që sabotojnë zbulimin e së vërtetës. Mirëpo, Kodi i ri shkon përtej ndëshkimit të atyre që realisht pengojnë procesin. Ai prek edhe fushën e fjalës publike rreth proceseve gjyqësore. Për shembull, “fyerja e gjyqtarit” gjatë ushtrimit të detyrës është rikthyer si kundërvajtje penale. Pra, nëse një avokat a palë e irrituar lëshon ndonjë fjalë të rëndë ndaj gjykatësit në sallë, rrezikon gjobë ose deri 3 muaj burg. Kjo mund të kuptohet si përpjekje për etikë në gjykatë, por ama tregon edhe një ndjeshmëri të lartë të sistemit ndaj kritikës, sado emocionale. Ironikisht, gjyqtarët tanë qenkan kaq të brishtë sa një fyerje “i trondit”, por mos u shqetësoni: Kodi i ri vrapon t’i mbrojë me nen special! Më problematike bëhet puna me nenet që ndëshkojnë edhe komentet publike jashtë sallës së gjyqit. Kemi një dispozitë të re që penalizon “ndikimin në pavarësinë e gjykatës” përmes komenteve publike. Me fjalë të tjera, kush bën deklarata publike që synojnë haptazi të ushtrojnë presion mbi gjykatën apo të krijojnë mosbesim te pavarësia e saj, mund të dënohet deri në 3 vjet burg. Kjo vepër, e parashikuar në nenin 536, tingëllon si një “mashë ligjore” për të kapur gojët e liga që guxojnë të komentojnë procese ende në zhvillim. Në teori synohet të parandalohet presioni i jashtëm mbi gjyqtarët – një objektiv i denjë – por formulimi është aq i gjerë saqë mund të kapë çdo lloj kritike publike.”

KOMENTI QË TË ÇON NË BURG: CENIMI I LIRISË SË SHPREHJES “NË EMËR TË DREJTËSISË”

“Dispozita si ajo e mësipërmja (neni 536 i draftit) ngre shqetësime serioze për lirinë e shprehjes. Fraza të tilla si “krijimi i rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së gjykatës” apo “imponimi për të krijuar pabesueshmërinë në publik” janë të mjegullta. A do të thotë kjo se një gazetar, analist apo qytetar që thotë “besoj se gjykata po ndikohet politikisht” mund të akuzohet se po “imponon mosbesim te pavarësia” e gjyqësorit? Me gjasë, po. Nëse deklarata bëhet para se të jepet vendimi, plotësohen kushtet e veprës penale sipas kodit të ri. Kjo mban erë censurë. Një nen i tillë mund të përdoret si shkop mbi kokën e medias dhe publikut, për t’u thënë: “Mos flisni për gjykatat, se prishet magjia e drejtësisë së pavarur!”. Thuhet se drejtësia duhet të bëjë transparencë, por duket se transparencën do ta arrijmë duke heshtur të gjithë. Ironia vetë: gjykatat do jenë “të pavarura” sepse askush s’guxon të thotë të kundërtën, me ligj! Standardet evropiane vështirë se pajtohen me këtë qasje. Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) mbron lirinë e shprehjes, madje edhe kur ajo përdoret për të kritikuar institucionet shtetërore. Gjykata e Strasburgut ka theksuar se gjyqtarët, si pjesë e një institucioni themelor të shtetit, duhet të tolerojnë edhe kritika personale brenda kufijve të arsyeshëm, ashtu si figurat e tjera publike

Veç në rastet e sulmeve krejtësisht të pabaza dhe jashtëzakonisht shpifëse mund të justifikohen dënime penale për “cenim të autoritetit të gjykatës”

Por formula e Kodit tonë nuk flet gjëkundi për shpifje apo akuza të rreme – mjafton “koment që synon të ushtrojë ndikim” dhe je i pandehur. Me kaq pak kufizime, çdo opinion i fortë rreth një çështjeje gjyqësore mund të quhet presion i paligjshëm. Le të imagjinojmë një skenar: Një çështje e profilit të lartë po gjykohet dhe një grup qytetarësh protestojnë jashtë gjykatës me pankarta ku shkruhet “Drejtësi për viktimën, mos e lironi kriminelin!”. Sipas nenit 536, këto pankarta mund të interpretohen si “krijim i rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së gjykatës”, me qëllim favorizimin e njërës palë. Organizatorët e protestës, në vend që të shihen si qytetarë që ushtrojnë lirinë e shprehjes, mund të shihen si kriminelë potencialë që meritojnë deri 3 vjet burg! E njëjta gjë vlen për ndonjë gazetar që publikon prova e komente “të shtrembëruara” për të ushtruar presion – në gjykim sipas Kodit të ri mund të përfundojë jo objekti i kritikës, por kritiku. Efekti ftohës mbi median dhe debatet publike do jetë i pashmangshëm: vetëkënaqësia ose autocensura do zërë vendin e transparencës, për të shmangur ndonjë padi penale. Në krahasim, Kodi Penal Italian nuk njeh një krim kaq gjithëpërfshirës për komentet publike gjatë proceseve. Sigurisht, Italia (dhe demokracitë perëndimore në përgjithësi) ndëshkojnë shkeljen e sekretit hetimor apo cenimin e prezumimit të pafajësisë me publikime të parakohshme, por kjo bëhet me masa të balancuara. Fjala vjen, në Francë apo Britani, ekziston koncepti i “kontemptit të gjykatës” për deklarata që rrezikojnë seriozisht gjykimin e drejtë, por aplikimi i tij është kufizuar dhe i rrallë, pikërisht nga frika se mos cenojnë lirinë e mediave. Ndërsa tek ne po krijohet një “super kontempt” i kodifikuar: më i ashpër se vetë standardet e vendeve ku u shpik ky koncept. Një aspekt komik (ose tragjik?) është se formula e nenit 536 përfshin edhe “shtrembërimin e qëllimshëm të cilësisë së provave” në komentet publike. Me fjalë të thjeshtë, nëse unë në një emision televiziv citoj gabim ose njëanshëm provat e dosjes për të mbështetur një opinion, rrezik të konsiderohem kriminel. Si mund të përcaktohet “shtrembërim i qëllimshëm” i provës? Ndoshta gjyqtari i prekur bëhet vetë “gjykatës” i së vërtetës mediatike. Kemi hyrë në një spirale ku gjyqësori jo vetëm nuk duhet kritik dhe i influencueshëm, por as i gabueshëm në sytë e publikut – kush thotë se gjykata gabon ose s’është e pavarur, qenka vetë fajtor. Ky është përmbysje rolesh: institucioni bëhet i shenjtë, qytetari bëhet i dyshimtë.”

Kodet penale të së shkuarës për të inkuarajuar gjithfarë palaçoje pa identitet, që gëlon në moçalin e shtetit të padrejtësisë dhe për të dekurajuar revoltën dhe pakënaqësin popullore, nuk kanë gjasa të realizohen, sepse nëse nuk kanë evoluar kasta e administratës mediokre, qytetaria i nuhat pa filluar të qelben erë idetë dhe projekte që vijnë nga diktatura. /Ekskluzive.al

Next Post

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Kodi i ri Penal, Ramai justifkon Ulsiun dhe veten: Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit, ia kanë besuar Arben Rakipit me shokë

Nuk do i lejojmë se populli nuk na voto për drejësinë e Gjelave dhe Hazbive! Rama kritika gjyqtarit Hazbi Balliu: Pallatin e konfiskuar e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved