Nga Anri Bala
Duke mos patur asnjë kauzë dhe duke qenë se të gjitha aksionet politike që ka nisur, pas dhurimit të partisë nga militantët e Sali Berishës, të cilët panë tek Basha, ushtarin më të bindur dhe kryeneç të mësimeve të mësuara keq të demokracisë, sot kur e shikon nuk të besohet, se si është e mundur, që partia e ëndrrave të shqiptarëve, drejtohet turpërisht nga një politikan i tillë?!
Sot, pas të djeshmes së paprecedentë, kur fyeu figurën e Pjetër Arbnorit, me një shfaqje komike, si përfaqësuesi i vetëm i partisë… pas Sali Berishës, duke u bërë bllok gjithë miqve dhe bashkëvuajtësve të tij, Lulzim Basha as nuk mori mundimin të kërkonte ndjesë, por harroi, sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe fluturoi atje ku fluturon gjithmonë… në përçartjet e tij, si i zënë nga ethet.
Është vërtetë poshtërues veprimi i tij, kur “njeriu që qesh” i vendoste kurorë “Mandelës” shqiptarë, teksa ai dhe partnerët e tij, bënë ç’është e mundur nëpër gjykata, që ai monument të mos ndërtohej, vetëm se e propozoi grupi parlamentar i majtë dhe e realizoi Bashkia e Tiranës.
Nuk ishte rasti i nuses së mërzitur, që “për inat të vjehërrës shkon me mullixhiun”, por turmat hibride PD-LSI, nuk e dinë se ku janë dhe natyrisht… fali o Zot, se nuk dinë edhe se çfarë bëjnë. Të kërkosh që mos të nderohet dhe respektohet një nga figurat më të rëndësishme, për të thënë unike e demokracisë në Shqipëri, nuk është lajthitje, por është njëlloj si të qëllosh me gurë Jezusin… tentativë për të kryqëzuar vlerat, që të rivitalizohen plehrat.
Ndaj sot, Lulzim Basha heshti për fyerjen dhe e nisi me shfryerjen… për kazermo-teatrin.
Sulmoi i pikëlluar europianët, që nuk mbronin teatrin, domethënë atë, duke i akuzuar si gjumash dhe të padrejtë dhe duke qarë, se pse politikat e tij nuk gjenin mbështetjen e tyre, duke i’a hedhur lart e poshtë tullumbacen që ngriti ai vetë për të luajtur, për ta kapur ata… të çpuar?!
Ky fëmijë i keq dhe i pandreqshëm, foli edhe sot për ato që s’duhet të flas, sepse është defiçent i fushës. Ishte ky Lulzim, që nuk e “lulzoi”, por e shkatërroi teatrin dhe ambientin përreth, pedonalen e mrekullueshme para dyerve të saj e ktheu në makro-qebabtore. Nuk besoj se e keni harruar, kur në sallën e atij teatri shikohej komedia duke lotuar… nga tymi i industrisë “lulzimiane”.
Sot qenka zgjuar dhe nuk e di, se si nuk e paska ditur, që salla “Ylli Bingo” qenka pjesë e “trashgimisë europiane”. “Oh Zot më jep fuqi, që ta gëlltis këtë idiotësi, kur duhet ta godas për fyerjen, që u bënë trashëgimive… europiane.
Trashëgimi europiane… si kazerma e argëtimit të ushtarëve italian, si oda e çingijeve, apo si stallë teatrore, që nuk ka asgjë të ngjashëm me teatrin, përveçse emrit… estradë politike?! Ky njeri i shumë “dimensioneve” të papërpunuara, më duket si një thes i mbushur me gjithfarë lodra fëmijësh, që ai i nxjerr, pa e ditur se çdo bëjë me to, por i sigurtë që gjumi do ta zërë, për të shpëtuar sado pak nga makthet e së ardhmes.
Ndaj u takon atyre, që e kanë ngjizur dhe lindur, që për të mos na i përdhosur dijet dhe perceptimet dhe për të mos na tallur padashur, t’i blejnë një biberon, që t’ia fusin në gojë, që të mos qaj më për kapanonin teatër, duke menduar se po na mallëngjen, kur ka marrë ngushëllimet e ndjera ligjërisht-përfundimisht.
Pashërimisht na ka mallëngjyer dhimbja e shokëve, miqëve dhe gjithë atyre, që ai dhe tutori i tij, i përdorën si lodra, deri në shkatërrim, për të ruajtur mbretërinë e tyre vrastare… pushtetin. Përfundimisht duhet deleguar atje ku e ka vendin… ku mendja të vjen edhe nëse nuk e thërret nevoja, ndryshe është i paparashikueshëm, me fantazitë e tij tragjiko-komike./Ekskluzive.al