Policia italiane ka vënë nën pranga një vajzë shqiptare 33 vjeçe.
Mësohet se ajo është proceduar penalisht për ushtrim prostitucioni në banesë.
Kanë qenë efektivët e stacionit policor “Barriera Nizza” që e kanë futur në “grackë”.
Ata e kanë ndaluar në vrazhdën e një kontrolli në rrugën “Ormea”, në lagjen “San Salvario’, në Torino.
Ka qene vetë 33-vjeçarja e cila u ka treguar efektivëve të inflirtuar se punonte si prostitutë në një apartament po në rrugën “Ormea” duke i ftuar që t’u “shërbente”.
Agjentët fqinj kanë hyrë në banesë dhe sipas hetimeve paraprake, rezulton se ambienti është përdor për prostitucion.
Ndërkohë vajza shqiptare tregoi aktivitetin që kryhej aty.
Në dëshminë e saj, ajo deklaroi se banesën ia ka lënë në përdorim një shoqe e saj shqiptare dhe ndante pagesën me të.
Policia fqinje vijon hetimet për të zbuluar të tjerë persona që fshihen pas 33 vjeçares. /TemA