Lajmi që Fundorina ka një vilë 2 milionë euro tek Zamiri në Palasë e mërziti pa masë Mulin.
-Si shpjegohet? – i tha Lelos. – Kur e kishte Ritvani këshilltar, mezi mori një gjysmë vile në Lalëz bashkë me mua. Tani unë jam numri 2 i PD, ai me një portal gjobaxhi blen vilë 2 milionë euro, kurse unë shita dhe atë që kisha. Atëhere hapi kompni pë rkasat me gruan dh ehallën e rguas bëri lek brenda vitit, bleu vilën në Lalëz dhe u bënte zbor gjithë bizneseve derisa lau lekët e vilës. Tani këtë punë ka nis ta bëj me PS.
-E vërtetë është – tha Lelo. – Duket që çdo ditë thotë ato që thotë qeveria. Madje ka marrë dhe të kundërt armikëve të brendshëm në PS. Është punë që paguhet shtrenjtë.
-Duhet të distancohemi nga ai – tha Muli. – Se kur bën sikur flet dhe për PD më ngrihen nervat. Gjithë ditën me ministra të PS e oligarkë të Edi Ramës, pastaj ankohet dhe trapan se ç’duhet të bëjë PD.
-Unë e kam thënë prej kohësh – tha Lelo. – Por s’më keni besuar. Atë PS e ka bërë të pasur, se ata paguajnë për të luftuar njëri-tjetrin, ne jemi parti në unitet.
-Këta të SPAK na kontrollojnë ne dhe faturat e telefonit, kurse ai me vilë 2 milionë euro tek Zamiri. Nxjerr dhe djalin të shesë limonada, i bën dhe reklamë tek Fevziu.
-S’di ç’të them – tha Lelo. – Unë e kam thënë gjithmonë që Fundorina është një demokrat me aftësi të veçanta, dhe njerëzit me aftësi të veçanta duken si autikë, por kanë talentin e tyre. Ky e ka tek gjobat.