Nga Nëntor Oseku
Për ta parë lindjen e diellit mbi sipërfaqen e liqenit, jemi zgjuar në orën 4.30 të mëngjesit.
Për ne ishte një përjetim i rrallë, krahas lindjes së diellit, hapësira mbi liqe ishte e mbuluar me re, andaj, na është dashur edhe 2 orë të tjera të presim, derisa dielli ka shpërthyer retë në tërë hapësirën e liqenit.
Punimet për ndërtimin e liqenit kishin filluar në vitin 1988, por për shkak të rrethanave të mirënjohura, ato u ndërprenë për t’u rifilluar në vitin 1993, mbështetur nga qeveria italiane.
Punimet përfunduan në vitin 1996, kurse për mbushjen e liqenit u deshën edhe 2 vjet të tjera, kështu që në vitin 1998 projekti i liqenit u finalizua.
Liqeni përfshin sipërfaqen prej 4.6 km, me thellësi nga 18m deri në 53m.
Zona e Bovillës përshkohet nga bukuri natyrore përrallore, kurse nga uji i këtij liqeni, që ka shtrirje në dy Komuna, të Tiranës dhe atë të Krujës, furnizohen me ujë të pijshëm një pjesë të konsiderueshme të banorëve të Tiranës.
Nga çdo lartësi e maleve të sipërcekura, Liqeni i Bovillës ka pamje madhështore, andaj kjo zonë paraqet interes për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj, ngjitjes malore, adhuruesve të kampingut dhe çiklizmit malor.
E falënderojmë Choose Balkans për mikpritjen në Tiranë dhe Agron Aruci për bujarinë e treguar!
Vizitojeni SHQIPËRINË!