Nga Bledi Mane
Klithmë lebetitëse për gjykatësin e lartë Artan Zeneli
Në foton e parë, shfaqet dukshëm fytyra simbol e një gjykatesi kriminel e grykës. Quhet Artan Zeneli, djali i Nues, ish punonjes i Kimitetit Qëndror të Partise se Punes. Familjen Zeneli e zbriti nga Shkodra në Tiranë, Ramiz Alia si besnikë të liderit të fundit komunist shqiptar por djali i Nue bolshevikut, Artani kur ishte student, tradhëtoi kauzen e babait e iu bashkua lëvizjes studentore. E nëse doni ta dini, ish presidenti Sali Berisha e ka shpallur “Pishtar të demokracise” ish studentin idealist të vitit 1990 i cili me vonë u konvertua në pishtar të mënxyres se kriminalizimit të drejtesisë shqiptare.
Deri më tani ish gjykatësi i lartë Artan Zeneli rezulton të jetë më i pasuri me rreth 1 milionë euro pasuri ndër martiret e zbythur të vettingut.
E lëme fytyrën e parë, shikoni me vëmendje bjonden e sforcuar në foton e dyte. Valbona Zeneli quhet, mban emrin e një lumi të bukur e te kthjellet por vetë rezulton e turbulluar nga allishverishet. Ështe bashkëshortja e malukatit në foton e parë dhe prej vitesh punon drejtoreshe e burimeve njerëzore pranë bankës Raiffeisen Albania. Edhe kjo grua e pacipë, qenka bashkëautore në krimin e te shoqit. Shikoni e lexoni me vemendje sesi pastron paratë e krimit te burrit kjo ndrikull bjonde e adituar.
Foto e tretë tregon deklaraten e pasurise që subjekti i hetuar Artan Zeneli ka paraqitur pranë organeve të hetimit. Vetëm per vitin 2017 bashkeshortja Valbona Zeneli ka deklaruar se ka përfituar rreth 97 milione leke nga rroga e saj. Sipas ligjislacionit në territorin e Republikes se Shqiperise, rrogat i nënshtrohen tatim fitimit progresiv deri në masën 27 përqind. Pra zonja Zeneli paguhet rreth 120 milionë leke, paga bruto, dhe pas tatimit merr ne dore 97 milione leke. Ne 12 muaj paguhet 97 milionë leke, e thenë ndryshe 8 milionë e 800 mijë leke në muaj. E frikshme kjo rrogë ndaj une sot kontaktova Raiffeisen Bank e më treguan se asnje drejtor shqiptar pranë kësaj koorporate nuk paguhet më teper se 3.5 miliine lekë në muaj dhe për vitin që shkoi jane shperblyer me 2 rroga shtese.