Koha e drejtësisë së vonuar, mëkate që meritojnë hak-dhënie ligjore
- Firmat piramidale, që zhvatën popullin, shkatërruan institucionet dhe ushtrinë e vranë 3000 njerëz,
- Kontrabanda e karburanteve, municioneve dhe armëve, në favor të regjimit të Milosheviçit nëpërmjet firmës “Shqiponja-PD”, duke thyer embargon e NATO-s.
- Rrëmbimi, masakrimi dhe zhdukja nga SHIK e biznesmenit Remzi Hoxha, me urdhër të Sali Berishës.
- Rrëmbimi dhe masakrimi i gazetarëve Zamir Dule e Bardhok Lala dhe hedhja në gropa, në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, njeri prej të cilëve i paralizuar.
- Vrasja e 21 minatorëve në minierën e Bulqizës (2005-20013), për shkak të koncensioneve në treg-trafikun e kromit.
- Vrasja e 2 ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhëmblan në Tepelenë, nga afera e demontimit të municioneve.
- Kryengritja e nxitur nga Sali Berisha më 14 shtator 1998, nga e cila u shkatërruan institucionet dhe u vranë 2 persona.
- Krimi i Gërdecit, shkaktuar nga demontimit të municioneve, binzes-trafik ndërkombëtar i djalit të tij Shkëlzen Berisha, me pasojë 26 viktima.
- Përmbytja e Shkodrës prej aferës së import-eksportit të energjisë elektrike, me pasojë shkatërimin e 40 mijë bizneseve, 30 mijë familjeve, 200 mijë krerë bagëti dhe 32 mijë hektarë të mbjella.
- Dhënia e 52 koncesioneve për HEC-e, në favor të familjes së tij, me përfaqësim avoktësh “bedelë” dhe biznesmenë kukulla, për të fshehur pronësinë.
- Trafiku armëve drejt Armenisë me 60 kontenierë, nëpërmjet firmës ushtarake shqiptare “Meico” që organizoi dhe Gërdecin, zbuluar e bllokuar në Turqi, më 18 korrik 2007.
- Krimi i krijimit të fermës “DROGA” në Lazarat, pranuar publikisht prej Sali berishës, si “vendim politik”, nga e cila financohej aktiviteti i PD.
- Krimi shtetëror, me 24 VKM të posaçme anti-kushtetuese për prona, koncesione tatimore, doganore, financiare e ndërtime, në favor të Samir Manes.
- Afera me koncesionin monopol 10-vjeçar, të ngjyrosjes së karburanteve që po zhvat shqiptarët, dhënë firmës fantazmë ”Global Fluids” të Samir Manes, me normë fitimi mbi 200 milionë euro.
- Shitja e “Albtelekom” në muajin shtator 2005, vetëm 10 ditë pas krijimit të kabinetit qeveritar “Berisha-1”, në favor të firmës turke “Çalik”, që ka 13 koncesione të tjera në Shqipëri, dhënë nga Berisha, Nano, Meta, Majko e Rama.
- Afera e muajit nëntor 2006, me vlerë 250 mijë euro, dhënë për lobim ilegalisht prej Berishës, mikut të tij Jean Paul Carteron, shef i forumit “Crans Montana”.
- Skandali i muajit qershor 2007 me shkollën greke “Omiros” në Korçë, kur Ministria e Arsimit e drejtuar nga Genc Pollo, me VKM futi në programin mësimor të lëndës “Histori-Gjeografi”, njohjen e Viroi-Epirit.
- Aferën e Argita Berishës me studion ligjore private, nëpërmjet të cilës bëri ndërmjetësimin juridik (seksere) tek babai kryeministër, me shtetasin arab Zafar Ansar, për leje ndërtimi parku energjetik në Durrës, në tokat e blera nga Damir Fazlliç.
- Krimi ekonomik-financiar e infrastrukturor, me vjedhjen 232 milionë euro nga fondi i rrugës Durrës-Kukës dhe lënia e rrugës, pa kryer e 30% të punimeve..
- Vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011, duke urdhëruar Lulzim Bashën ministër, t’i jepte urdhër Gardës së Republikës për të qëlluar mbi protestuesit.