Safet Rustemi është bërë kryefjalë në Belgjikë, ndërsa opozita sulmon ministrin e Emigracionit Theo Francken për deportimin e tij me shpejtësi. 33-vjeçari ka marrë një dënim për akuzat për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë. Ai është dënuar në Belgjikë me 22 vite burg dhe është në listën e personave më të kërkuar, por fshihet në Shqipëri.
Ministri Franken duke iu përgjigjur akuzave të opozitës belge u shpreh se “Shqipëria nuk është fundi i botës. Përfshirja e tij në listën e deportimit ishte sinjal për autoritetet shqiptare që ta arrestojnë. Kemi një marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë” tha ai. Por Uter de Vriend, një deputet opozitar belg reagoi duke thënë se ‘Kjo mënyrë deportimi me shpejtësi për emigrantët sjell rreziqe. Obsesioni për t’i hequr qafe me nxitim është rrezik për sigurinë tonë” deklaroi ai.
Safet Rustemi u deportua në Shqipëri duke përfituar nga një gabim i drejtësisë belge, e cila nuk urdhëroi arrestimin por deportimin dhe ai u dërgua për në Shqipëri, madje edhe shpenzimet e udhëtimit ishin paguara nga autoritetet belge. Safet Rustemi u rikthye në qendër të vëmendjes, pasi media belge “Le derniere heure” në një artikull të datës 18 korrik, shkruante se krimineli më i kërkuar në Belgjikë, Safet Rustemi, fshihet në Velipojë.
Ata thonë se Safet Rustemi shfrytëzon një plazh në Velipojë, dhe se 5 familje mafiozësh në Shkodër kanë pushtuar Velipojën. Në shkrim thuhet se: “Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një hartë plazh të Adriatikut. Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës. Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut. Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri. Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë.”
Më tej, gazeta zbulon se Rustemi po shfrytëzon në Velipojë një plazh me kapacitete 620 shtretër dhe shezlongë. “5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojë.”-shkruhet për Rustemin.
Shkrimi per Safet Rustemin ne mediat belge