Burnley FC ka konfirmuar sot me anë të një deklarate zyrtare firmosjen me sulmuesin shqiptar Armando Broja, i cili i bashkohet klubit me një kontratë 5-vjeçare nga Chelsea.
Marrëveshja është mbyllur për një shumë të pacaktuar, ndërsa pritet që Broja të ketë një rol kyç në ofensivën e ekipit në sezonin e ri në Premier League.
“ Burnley FC ka kënaqësinë të konfirmojë firmosjen me Armando Brojën, i cili i bashkohet klubit me një kontratë pesëvjeçare nga Chelsea për një shumë të pacaktuar.
Ai ka mbërritur – shkruan klubi anglez, duke prezantuar blerjen e re me entuziazëm.
Broja, 22 vjeç, largohet nga Chelsea pas disa viteve me luhatje, por mbetet një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar, dhe pritet të rigjejë formën e tij më të mirë nën fanellën e Burnley.
Me këtë lëvizje, Armando Broja nis një kapitull të ri në karrierën e tij, me sytë nga suksesi dhe rikthimi te nivelet më të larta të futbollit anglez.